KRUJE – Policia e Krujës arrestoi në flagrancë tre shtetas që akuzohen për kryerjen e disa vjedhjeve. Ata janë Elton Murati, 18 vjeç, Sadri Murati, 23 dhe Cub Murati, 20 vjeç, të tre banues në fshatin Nuojë, Krujë.
Personat në fjalë dyshohet se gjatë natës kanë vjedhur dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit E.M. në Krujë. Mallrat e vjedhura kapin vlerën e 25 mijë lekëve.
Gjatë hetimeve policia ka zbuluar se ata janë edhe autorët e vjedhjes në shkollën 9-vjeçare në fshatin Nuojë më 21 shkurt kur nga salla e informatikës morrin 4 kompjutera dhe sende të tjera.
Ata dyshohen gjithashtu se më 13 mars kanë grabitur Zyrën e Gjendjes Civile në Kumunën Cudhi ku kanë marrë 2 kompjutera, 2 karrige si dhe kasafortën me një shumë lëkësh.
Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një personi të katërt që dyshohet të jetë përfshirë në këto ngjarje. Bëhet fjalë për shtetasin O.C. 17 vjeç, banues në Krujë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com