Një drejtues furgoni u vu në pranga nga policia pasi aksidentoi për vdekje një person i cili udhëtonte me motor.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Fushë-Krujë - Tiranë, në Tapizë, ku 37-vjeçari A.Dema me banim në Krujë, duke drejtuar furgonin, përplasi 30-vjeçarin me inicialet A.K me banim në tiranë, i cili drejtonte një motor tip Dayang.

Sipas policisë, drejtuesi i furgonit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.


Redaksia Online
Shqiptarja.com