Krujë, pusetat pa kapakë
rrezikohet jeta e banorëve

Krujë, pusetat pa kapakë<br />rrezikohet jeta e banorëve
KRUJE - Fenomeni i vjedhjes së kapakëve të pusetave në bulevarde apo trotuarëve të qytetit, tashmë është bërë i zakonshëm. Kudo në qytetin e Krujës të zënë sytë puseta të hapura, të cilat rrezikojnë së tepërmi jetën e banorëve, sidomos në orët e natës. Sipas banorëve të zonës janë me dhjetëra raste, në të cilat automjetet dhe kalimtarët kanë qenë viktima të këtyre pusetave të hapura në mes të rrugës. Persona të papërgjegjshëm i vjedhin natën kapakët e pusetave me qëllim shitjen e tyre për skrap.

“Kanë rënë makina, kanë rënë njerëz brenda. Këtu s’ka asnjë kapak. I kanë e i kanë shitur në qendrën e grumbullimit”,-thotë një qytetar.

“I kanë marrë të gjitha. Mirë që po biem brenda për natë. I marrin i shesin për skrap. Fëmijët po bien brenda. Këtu është shëtitore. Vjen erë e keqe. Kemi shkuar në bashki, por thonë që nuk kanë ç’të bëjnë”,-thotë një tjetër.

Policia asnjëherë nuk ka mundur t’i arrestojë ata, edhe pse fenomeni tashmë është kthyer në një rrezik dhe shqetësim serioz për banorët.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim