KRUJË-Policia ka ndaluar një person në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2015.
 
I arrestuari është Adrian Gjebeshi (Merlika) 31 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Krujës me në datë 08.10.2015 ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet të  ketë kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentative".
 
Adrian Gjebeshi (Merlika) dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2015, ku  rreth orës 21:00, në lagjen Nr.1,  në qendër të qytetit të Krujës ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N. 25 vjeç,  banues në Krujë.

Gjebeshi është dënuar edhe nga shteti italian për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” si dhe është i dyshuar si autor edhe të disa veprave të tjera penale si “Trafikimi i mjeteve motorike, vjedhje dhe grabitje me dhunë”.

dy.b/shqiptarja.com