Një vajzë e mitur në Krujë është zhdukur prej dhjetë ditësh. Gjatë ditës së mërkurë, 50 vjeçari D.M. u paraqit në policinë e Krujës për të denoncuar zhdukjen e vajzës së tij S.M., 14 vjeçe.

Ai tha se e bija është larguar qysh prej datës 19 janar dhe askush nuk di gjë për të. Mësohet se ky është rast i përsëritur i largimit prej së resë, e cila edhe herë të tjera është zhdukur.

Burime thanë se ajo “është natyrë çuni dhe nuk i pyet prindërit e saj”. Mirëpo largimi i fundit ka zgjatur pak më shumë, duke bërë që uniformat blu të vihen në lëvizje për gjetjen e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)