Një vatër e re zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krastën e Krujës, në afërsi të lagjes Boje, rreth 500 metër pranë banesave.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri i është vënë një sipërfaqeje të madhe me pisha. Nga pamundësia për të ndërhyrë me mjete zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë, 20 efektivë të Forcave të Armatosura kanë ndërhyrë me mjete rrethanore e çanta shpine, duke neutralizuar rrezikun për përhapjen e flakëve.
Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit. Kujtojmë se ditën e djeshme, një zjarr masiv rrethoi Krujën duke rrezikuar jetët e banorëve dhe banesat e tyre, por fatmirësisht u arrit të vihej nën kontroll, pas disa orësh ‘luftë’ me flakët.
Lajmi kryesor:
Neutralizohet vatra e zjarrit në Krujë, pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcave të Armatosura! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat









