Kruja plan të përgjithshëm vendor
Gjermeni:Zhvillon ekonominë e zonës

Qyteti i Krujës do të ketë brënda vitit 2016 planin e saj të përgjithshëm vendor, që do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e cila ka theksuar se, Kruja është një nga 26 bashkitë që këtë vit do të kenë planet e tyre vendore.

Bashkia e re e Krujës është një nga 26 bashkitë, që qeveria shqiptare po mbështet për hartimin e 26 planeve të përgjithshme vendore. Puna ka filluar dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër,  kjo bashki do të ketë planin e ri vendor, i cili do të ketë ndikimin e tij pozitiv në zhvillimin e një prej zonave me potencial të madh turistik”, tha Ministrja Gjermeni.

gjermeni
 
Nga ana tjetër, Ministrja Gjermeni garantoi mbështetjen për projektet konkurruese që Bashkia Krujë dhe çdo Bashki tjetër në vend do të paraqesë, për t’i dhënë një pamje të re qyteteve shqiptare.
 
gjermeni
Për vitin 2016-të buxheti për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve është 9 miliard Lekë, prej të cilit  4.4 mld lekë do të përdoren për financimin e zbatimit të 106 projekteve të miratuara për infrastrukturën vendore dhe rajonale në vitin 2015-të dhe që vijojnë zbatimin edhe në 2016-tën.Ndërkohë për vitin 2016-të me fondin e mbetur prej katër pikë gjashtë miliard Lekë do të vijohet me financimin e projekteve të reja në varësi të thirrjeve për projekte”, deklaroi Gjermeni.

gjermeni
 
Këto deklarata, Gjermeni i ka bërë gjatë inspektimit të punimeve për projektin e rehabilitimit të fasadave të 22 pallateve dhe përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të shiut.


Nga ky projekt përfitojnë18 mijë banorë dhe dhjetra biznese të Fushë Krujës. Projekti me vlerë 23 milion lekë është mbështetur nga Qeveria shqiptare në kuadër të programit “Rilindja Urbane“, projekt që vjen menjëherë pas atij për rivitalizimin e zonës së Pazarit, ku rruga e financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe autobusave të turistëve për në Kala shoqëruar edhe me parkimin dedikuar vizitorëve të saj.
 
Në dy vite Fondi i Zhvillimit të Rajoneve u transformua në një mekanizëm dinamik, duke administruar një portofol prej rreth njëzetë miliard Lekësh, nga ku rreth 12 miliardë Lekë ka qenë vlera e financimit për zbatimin e 205 projekteve, në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe ato bashki, të cilat ndër vite nuk kishin marrë investime.


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati