TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me aneë të një deklarate për shtyp ka hedhur akuza të forta për shfrytëzim të postit ndaj Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Akuzat e Krujës vinë në vazhdimësi të fushatës të ndërrmarë nga ana e PD mbi dhe fill pas dasmës së Ministrit Veliaj.
“Erion Veliaj është sot shkelës i ligjit, shkelës i të parit akt që miratoi shefi tij, kodi etik, është shkelës i cdo norme morale të shoqërisë tonë. Eshtë një turp publik.
Dasma e tij ishte një menu e pasur me abuzime financiare, me shfrytëzim të postit, me përfitime shërbimesh nga fondet që ai administron si ministër, me përfshirjen në këtë vakt të kompanive që janë klientelë e tij.”- deklaroi për mediat deputeti i opozitës, Kruja.
Përtej akuzave për shfrytëzim të postit dhe për klientelizëm, të lidhura ngusht sipas tij me dasmën e Ministrit Veliaj , Kletis Kruja nuk është ndalur me kaq. Deputeti i PD ka vijuar gjatë deklaratës dhe të listojë një sër “shkeljesh” nga ana eMinistrit në fjalë.
“Bashkëpunëtori i tij i afërt, në kundërshtim me ligjin shemb një kodër në Surrel.
Daja i tij, Kryebashkiaku i Urës Vajgurore, ndërton pallat pa leje.
Media ka publikuar rrjetin e pasuesve të tij, ish-mjaftistë që kanë kapur fondet e shoqërisë civile dhe i kanalizojnë sipas qejfit.
Gazetarët investigativë kanë publikuar deklarimin e tij të pasurisë që ka sjellë një habi publike, se si shpia e blerë me 50 milionë lekë në mes të Tiranës, vetëm pas një muaji rivlerësohet me 120 milionë lekë.”- u shpreh deputeti i PD, Kruja.
Gjithashtu në fund të ligjërimit të tij, Kruja i bën thirrje Prokurorisë që “të nisë sa më shpejt hetimet dhe ta vërë para përgjegjësisë Ministrin e dhjetra abuzimeve”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com