Ata banojnë në disa baraka plastmasi të ngritura brenda një hangari te ish Ndërmarrja Buqësore Kruja.
Por përvec kushteve jashtë çdo standarti, ata nuk kanë as banjo as ujë dhe as kushtet minimale të jetesës, jeta e tyre është seriozisht e rrezikuar nga shembja e hangarit, kolonat e të cilit kanë filluar të shtrembërohen. Madje siç thotë një banore stuhia e forte e ditëve të fundit, i shembi baraken duke i zënë femijët poshtë dhe duke u shkaktuar plagë.
"Kalamajtë janë duke dalë mes rrugëve duke lypur. Nxjerrin bukën, 20, 50, 100 lekë ua japin prindërve se s’kanë ku të hajnë, pa shpi po, kurse gabelëve anej ua kanë bërë me dyer me pllaka me të gjitha. Po jetojmë jetë të vështirë shumë, pa ujë, pa banjo po jetojmë jetuar"- u shpreh një banore.
"Me ato 3000 mijë që marrin ne ç’të bëjmë më parë, ta paguaj qeranë, të ushqej kalamajtë, pa bukë jetojmë. Fëmijët dalin 24 orë duke lypur, hajmë ne. Ndonjëherë kemi frikë se na bie shtylla në kokë. Kur u vjen rasti atyre vijnë këtu e na marrin me mashtrime do të bëjmë këtë do të bëjmë ato, asgjë s’bëjnë"- shprehet një tjetër banore.
Fëmijët nuk shkojnë në shkollë por enden rrugëve duke lypur, ndërsa prindërit e tyre mundohen tëe sigurojnë ndonjë të ardhur duke mbledhur kanace
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)