Fushë Krujë, 4 të rinj kërcënojnë me armë tregtarin e makinave! I kërkojnë të tërheqë denoncimin për hajdutin që i vodhi biznesin (EMRAT)
Armet e sekuestruara të arrestuave në Krujë
FUSHE KRUJE - Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij.
Ngjarja u shënua në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë ku policia u njoftua për një konflikt me armë zjarri.
Në kuadër të operacionit të koduar "Step by step" u bë arrestimi i shtetasve:
Elton Babasi, 25 vjeç, Altin Hima, 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; Sadri Hima, 42 vjeç dhe Aurel Hasa, 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.
Sipas policisë Sadri Hima dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për Himën. Më pas, shtetasi Sadri Hima bashkë me 3 miqtë e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri tregtarin e makinave për të tërhequr kallëzimin.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetas Sadri Hima ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Pamje me Dron/ Dalja nga Tirana drejt Durrësit e bllokuar, trafik i rënduar në autostradë
15 Shkurt, 11:58
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt, 07:34
-
Identifikohet një nxënës me meningjit në Durrës/ Tomini në Report Tv: Izoluam përhapjen, u ndoqën 95 persona që kishin kontakt me të
14 Shkurt, 15:16
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Apeli Administrativ rrëzon kërkesën e këshilltarëve të opozitës për parkimet me pagesë në Durrës! Myshketa: Rekurs në Gjykatën e Lartë, prek qytetarët (VENDIMI)
14 Shkurt, 12:20
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
Durrës/ Kërcënoi me armë zjarri një të ri, arrestohet 25-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër për dhunë në familje
12 Shkurt, 13:08