Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një vajze 7 vjeçare ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Bubq-Mozhë.

E mitura është përplasur nga një automjet tip Ford Puma, me targa DR 2273 E, me drejtues Erjon Laska, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

E mitura mbeti e plagosur rëndë nga aksidenti, ndërsa ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqëor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com