Krujë, arratiset nga komisariati
i shumëkërkuari Lorenc Shota

Krujë, arratiset nga komisariati<br />i shumëkërkuari Lorenc Shota
Krujë - Arratiset pak orë pasi u arrestua i shumëkërkuari nga Interpoli dhe policia shqiptare, Lorenc Shota. Ai u kap paraditen e së hënës nga policia e Tiranës dhe ju dorëzua komisariatit të Krujës, nga ku u arratis, në rrethana ende të mistershme.
 
Lorenc Shota me pseudonimin Tetri, në bashkëpunim me grupin që e drejtonte kushëriri i tij, Emiljano Shota akuzohet për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo.
 
Ngjarja është shënuar në fund të vitit 2012, ku banda e mbajti peng biznesmenin për 15 ditë rresht, duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
 
Mesditën e së hënës, Lorenc Shota arriti t’i shpëtojë policisë, ndërsa në ndjekje të tij i javë në pas forca të shumta policie.
 
Ndërkohë, njëri prej policëve, Agim Daci, është vetëplagosur me armën e tij, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkohë në rrjetet sociale, Emiljano Shota, 22 vjeç nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prezanton jetën luksoze, duke pozuar fotografi i armatosur me pistoletë, automatik kallashnikov. Përveç mjeteve të zjarrit, 22-vjeçari ka pozuar edhe me makina luksoze si “Ferrari” dhe “Lamborghini”.
 
Prokuroria italiane ka firmosur urdhër-arrestin ndërkombëtar për dy shqiptarë për pengmarrjen e biznesmenit Italian dhe të dy personat janë në kërkim nga policia shqiptare dhe asaj të Interpolit.

Redaksia Online
(e.s/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu