KRUJE - Policia e Krujës ka arrestuar një person të dyshuar për prodhim të bombave artizanale. Kështu në pranga ka rënë Ylli Zalla, ku sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.
Gjithashtu Zalla ishte shpallur në kërkim për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të drogës.
Ndërkaq ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

(Në foto: I arrestuari Ylli Zalla në posedim të armëve ushtarake. Foto ekskluzive)
Materialet në ngarkim të të arrestuarit i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO