Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KQZ për të gjobitur 3 subjekte politike si Partia Socialiste, Partia Ardhmëria Shqiptare dhe Bindja Demokratike.
Në seancën e sotme në KAS, përfaqësuesit e të tre subjekteve paraqitën parashtrimet e tyre kundër vendimve të KQZ-së.
Ndërkohë Partia Socialiste nuk kishte përfaqësues në këtë mbledhje të KAS. Me gjithë parashtrimet e dhëna nga përfaqësuesve të PASH dhe Bindjes Demokratike, KAS la në fuqi vendimin e KQZ, e cila gjobiti pas auditit financiar të vitit 2022 dhjetëra parti për parregullsi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
PS dhe PASH u gjobitën me 60 mijë lekë të rinj, ndërsa Bindja Demokratike me 1 milionë lekë të rinj. Megjithatë vendimi i KAS mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)