Një banesë në fshatin Arrameras të rrethit të Krujës është shkrumbuar këtë të shtunë nga flakët e zjarrit, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar.
Report Tv mëson zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike që ka ardhur nga luhatjet e tensionit.
Në banesën në pronësi të Lulzim Millajt, raportohet se ndodhej edhe një bombël gazi që rrezikonte të shpërthente,por falë punës së zjarrfikësve është arritur të shmanget dëmi në përmasa më të mëdha, që mund të prekte edhe jetë njerëzish.
Bombola e gjendur në shtëpinë e shkrumbuar