Krujë, djegia e mbeturinave në 
rrugën që të çon në Qafështamë

Krujë, djegia e mbeturinave në <br />rrugën që të çon në Qafështamë
KRUJË - Djegia e mbetjeve urbane të qytetit të Krujës vazhdon të shkaktojë probleme nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëme serioze të shëndetit deri tek ato në bujqësi, blegtori dhe frutikulturë.
 
Ato digjen anës rrugës që të çon në pikën turistike të Qafështamës, fare pranë saj. Tymi dhe gazrat helmues që çlirohen gjatë djegies, shpërndahen në ajër në të gjithë fshatrat e komunës së Çudhinit ku përfshihen 8 fshatra si Shkreta, Noja, Çudi Zalle, Çudhi Kamp, Mafshq, Bruzmal etj.
 
Banorët thonë se shpeshherë janë të detyruar të mbyllin dyert dhe dritaret nga tymi që mbulon tërë zonën. Po ashtu ato thonë se edhe dëmet që shkaktojnë këto gazra helmues në bujqësi e blegtori janë të paimagjinuara, pasi kullota helmohet nga djegia e këtyre mbetjeve. Gjithashtu, edhe pemët frutore janë tërë sëmundje dhe nuk mund të konsumohen. Tërë këto shqetësime nuk kanë ngjallur ndonjë shqetësim tek drejtuesit e Bashkisë së Krujës pasi ato vazhdojnë prej vitesh ta shkaktojnë këtë ndotje të tmerrshme. Jashtë medias ata thonë shkurt se nuk kemi ku t’i hedhim.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin