Krujë, familja Zherri jeton me pension invaliditeti, apelon për ndihmë

Familja Zherri në fshatin Larushkë të Krujës, jeton në kushte tepër të vështira në shtëpi dhe me të ardhura minimale. Gjendja e kësaj familje është pa ndryshuar që prej dy dekadash, ndërsa për ta askush nuk është kujtuar për t’iu dhënë ndihmë.

Janë 11 anëtarë, të cilët jetojnë me 17 mijë lekë në muaj, pension invaliditetit, të cilat i marrin, pasi nga mjekët janë përcaktuar si të sëmurë me probleme mendore. Për këtë familje askush nuk ka pasur mirësinë të akordojë ndonjë fond apo ndihmë ekonomike. Ata vetë e kanë të pamundur për ta kërkuar atë. Qamil Zherri tregon vështirësitë e të jetuarit në kushtet e skamjes. Ai thotë se askush nuk i ka ndihmuar:

Jetojmë duke mbledhur kanaçe rrugës ose hekura, nuk marrim asnjë ndihmë ekonomike nga askush.

Qamil Zherri

Edhe Samiu, vëllai i Qamili thotë se me zor ia dalin për të siguruar bukën e gojës, e atë duke mbledhur kanaçe e bidona plastikë në koshat e plehrave.

Jemi 11 veta në familje, jetojmë me kanaçe, bidona. Mezi sigurojmë bukën, përkrahje sociale nuk marrim.

Sami Zherri

Familja Zherri nga Larusha ka të trashëguar rreth 48 dynym tokë arë, por atë ia kanë zënë disa familje të zbritura nga malësia. Të gjitha orenditë dhe shumë enë ata i kanë marrë nga brigjet e lumit gjatë kohës së përmbytjeve të fundit. Për familjen 11- anëtarëshe e vetmja shpresë është ndihma nga dikush, pasi mundësitë e tyre për të pasur një të ardhme më të mirë janë shumë të pakta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trendafile: 25/04/2018 01:07

    Politikanet duhet ta dhurojne RROGEN e 12 te vitit per fukarenjte , do jete nje akt qe mund te permirsoje sado pak moralin e ndyre si hajduter qe Kane politikanet dhe sidomos qeveritaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!