Krujë, gjendet i vdekur në hotel një turist francez, dyshohet atak kardiak

Krujë, gjendet i vdekur në hotel një turist francez, dyshohet atak kardiak

Hoteli ku u gjet i vdekur turisti

KRUJË-Një turist francez është gjetur i vdekur në një hotel mëngjesin e ditës së sotme. Ai është Bruno Bony 59 vjeç nga Rennes në Francë. Hoteli ku ai ndërroi jetë ndodhet pranë kalasë. Kanë qenë miqtë e tij të cilët e prisnin për të dalë xhiro ata që janë shqetësuar duke njoftuar personelin e hotelit, pasi kanë hapur derën kanë konstatuar mikun e tyre të vdekur.

Francezi ishte pjesë e një guide turistike me 52 persona të tjerë që kishin udhëtuar në Shqipëri mbrëmjen e kaluar. Nga të dhënat e para dyshohet se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa prokuroria e Krujës me ekspertë nga Tirana po hetojnë shkaqet e vdekjes.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës