Një automjeti i është vënë tritoli mbrëmjen e sotme në fshatin Zallë të Krujës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk kanë mbetur persona të lënduar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:20, ndërsa automjeti rezulton në pronësi të Lirim Talit, person i arrestuar për trafik droge, i cili aktualisht ndodhet në 'arrest shtëpie.
Në momentin e shpërthimit, automjeti i ishte i parkuar pranë banesës së Talit, ndërsa janë regjistruar dëme materiale.
Nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.