Krujë/ Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, ndalohet 52-vjeçari

Krujë/ Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, ndalohet 52-vjeçari

Foto ilustruese

KRUJË- Një 52- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për "mashtrim" është ndaluar nga policia ditën e sotme. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me inicialet A.T., banues në Fushë-Krujë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ishte dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me 6 muaj burg për veprën penale "Mashtrimi"

Deklarata e plotë e policisë
Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim  dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin:  A.T.,52 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Mashtrimi"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë