Një 56-vjeçar është arrestuar pasditen e së martës, pasi kanosi me pushkë një tjetër person për motive pronësie.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari me inicialet Sh.Q., banues në Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi Sh.Q ka kanosur duke qëlluar në ajër  me armë zjarri në ajër L.P.,51 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
 


Pushka e sekuestruar, në pronësi të 56- vjeçarit