Krujë, nën ujë rrënojat e kishës 1200-vjeçare

E zbuluar që prej 12 vitesh kisha e Shën Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës qëndron e mbuluar nga uji. Edhe pse është rreth 1200- vjeçare kisha e periudhës së Bizantit, është thuajse drejt rrënimit, pasi askush nuk po merr masa për të tharë ambientet në të cilat janë rrënojat e kësaj kishe.

Cilësohet si objekt me rëndësi të veçantë arkitektonike. Afresket dhe vizatimet në mure i kishin rezistuar kohës pasi ishin të zhytura në dhe, por pas hapjes së tyre dhe vërshimit të ujit ato tashmë janë zhdukur. Kisha u zbulua me 3 dhjetor të vitit 2006 teksa disa punëtorë që po punonin për të ndërtuar një kishë të re.

Ata hasen në mure antike dhe njoftuan kishën katolike për gërmadhat e gjetura. Në atë kohë Ambasada Italiane, por edhe disa firma private dha para për të vazhduar punimet. Ata arritën deri në 2 metër thellësi, por për mungesë fondesh gërmimet u ndërprenë.

Ministria e Kulturës bëri një çati, por e shpalli edhe monument kulture. Ndërsa sot gjithçka është shkatërruar dhe prej kësaj kishe kanë mbetur vetëm muret, ndërsa pikturat murale dhe pjesë të konsiderueshme të historisë tashmë janë zhdukur. Gjithçka që i përket kishës së Shën Gjon Pagëzorit po e rrënon uji që ka mbuluar themelet e saj.

( Pamje nga kisha e Gjon Pagëzorit ne Krujë, mbuluar nga uji )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb