KRUJË - Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi në një miniserë pranë shtëpisë së tij kishte mbjellë 45 fidanë të dyshuar kanabis. B.D., u vu në prangat e policisë si finalizim i operacionit të koduar ‘Plant’. 

'Shërbimet e Policisë, në një miniserë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.