Krujë/ Kishte përshtatur tre ambiente për kultivim të lëndëve narkotike, në pranga 55-vjeçari! Sekuestrohen 208 fara kanabisi

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi tentoi të kultivonte bimë narkotik ne disa ambiente të përshtatura, të cilat ishin furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të fazës së 18-të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, uniformat blu kanë konstatuar një rast të tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Një 55-vjeçari kishte përshtatur tre ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij dhe kishte mundësuar furnizim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Për pasojë është vënë në pranga 55-vjeçari me iniciale S. H. të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 208 fara kanabisi të mbjella në kubikë, të cilat u sekuestruan nga policia.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 9448 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen