Arrestohen 8 persona në flagrancë në Krujë për veprën penale ”Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky arrestim erdhi në kuadër të zbatimit të planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë. 

3 prej tyre kanë drejtuar automjetin pa leje drejtimi ndersa 5 të tjerët kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 
Policia e Krujës njofton se edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimin e planit të masave me qëllim ruatjen e rendit dhe rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës.



Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)