KRUJE - Muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti”, Muzeu Etnograrik dhe pazari karakteristik. Këto tre asete e kanë kthyer qytetin e Krujës edhe ketë sezon veror një destinacion të preferuar turistik për tursitët vendas dhe të huaj.
Shqiptarët në muajt e nxehtë të verës preferojnë t’i drejtohen bregdetit, një pjesë e mirë zgjedhin malin, por ka edhe nga ata që preferojnë turizmin historik.
Destinacioni i preferuar i këtyre të fundit është qyteti i Krujës, i cili është i preferuar për turistët në çdo periudhë të vitit.
Muzeu Kombëtar “Gjergj Katrioti” është ai që më së shumti tërheq vëmendjen e vizitorëve, teksa sipas drejtuesve të këtij institucioni numri i tyre njeh rritje çdo vit.
Ndërkohë rritje njeh edhe numri i turistëve që vijnë nga jashtë vendit, të cilët kanë dëshirë të njihen me vlerat historike të kombit shqiptar.

Pas nuk ngelet pas as Muzeu Etnografik, brenda të cilit adhuruesit e historisë kanë mundësi të gjejnë objekte me vlera të rralla.
Turistët shqiptarë që vizitojnë Krujën më së shumti janë emigrantë, të cilët sjellin në këtë destinacion miqtë e tyre nga vendet e ndryshme të botës.
Ata shprehen të entuziasmuar për vlerat që mbart ky qytet dhe përpjekjen titanike për ruajtjen e tyre
Pazari karakteristik i Krujës është ndër atraksionet e qytetit të heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti”.

Turistët aty mund të gjejnë nga objektet shekullore, tek ato më modernet, ndërsa mund të marrin me vetë në vendet e tyre një pjesë të kulturës, trashëgimisë dhe historisë së popullit shqiptar.
/Shqiptarja.com

VIDEO