Krujë/ Lëvizte me pistoletë dhe kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari dhe shoku i tij

Krujë/ Lëvizte me pistoletë dhe kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari dhe shoku i tij

Arrestimi i 22-vjeçarit

Krujë- Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me pistoletë dhe kanabis në një makinë. Ndërkohë në pranga është vendosur edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

"Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

A. D., 22 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. V., 27 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’",informoi sot policia.

Po ashtu blutë informojnë se në bazë të kontrolleve të kryera u sekuestruan pistoleta, municioni luftarak, sasia e lëndës narkotike dhe makina .

Operacioni u kodua "Armed".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, gjeologia: Lëshoi energji të barabartë me 334 bomba atomike

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, gjeologia: Lëshoi energji të barabartë me 334 bomba atomike