Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në fshatin Bushnesh të Krujës .

Një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin Eduard Jangozin  29 vjeç.Nga të dhënat e para mësohet se personi që ka përplasur 29-vjeçarin  mendohet se është fqinji i tij.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanve. Policia ka shoqëruar drejt komisariatit drejtuesin e makinës M.K 35 vjeç.

Ndërkaq shkaqet e aksidentiut mbeten  ende të paqarta 

Njoftimi i policisë së Krujës në lidhje me këtë ngjarje : 

Krujë. 
Informacion paraprak.

Më datë 29.10.2017, rreth orës 20:45, në fshatin Bushnesh, Krujë shtetasi M.K. 35 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.J. 29 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë. Fatkeqësisht shtetasi këmbësor ka ndërruar jetë.
Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com