KRUJË - Dy adoleshentë me inicialet H. E., dhe S. K., të dy 16 vjeç nga Kruja janë vënë në pranga nga policia, pasi i kanë vënë gjobë një biznesmeni, të cilin e kishin grabitur në dtaën 4 dhjetor 2013, duke e kërcënuar me hanxharë mishi dhe armë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, biznesmeni i grabitur, një 27-vjeçar me inicialet E. D., kishte bërë denoncimin në datën 19 dhjetor 2013, disa ditë pas grabitjes dhe gjobë vënies prej 200 mijë lekësh.
Pas denoncimit, Policia e Krujës kishte nisur hetimet, duke identifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe duke i vënë në pranga. Sipas policisë, ata janë, dy 16-vjeçarët me inicialet H. E., dhe S. K., të dy nga Kruja. Arrestimet janë bërë pas denoncimit katër ditë më parë në 19 dhjetor 2013, në polici nga ana e 27-vjeçarit me inicialet E. D., banues në Krujë, pronar në një biznes në qytetin e Krujës, i cili denoncon dy ngjarje që i kishin ndodhur.
GRABITJA ME HANXHAR MISHI DHE ARMË
Biznesmeni krutan ka denoncuar në polici se, në datën 4 dhjetor 2013 në Krujë, pas orës 20:00 gjatë kohës kur ishte duke u kthyer për në banesë, në një nga rrugicat në afërsi të saj, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një armë zjarri brezi dhe të një mjeti prerës, hanxhar mishi, i kanë vjedhur 2 varëse floriri dhe një aparat telefonik celular.
GJOBA 200 MIJË LEKËSHE DHE KËRCËNIMI NË TELEFON
Ndërkaq, Në datën 17 dhjetor 2013 e në vazhdim, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit celular i është kërkuar shuma prej 200.000 lekësh. Pas denoncimit të fakteve pranë Drejtorisë së Policisë Durrës, seksioni për Krimet e Rënda filloi e vijoi hetimet të cilët duke qenë mjaft intensive çuan drejt identifikimit të bashkautorëve në këto ngjarjes brenda një kohe të shkurtër, drejt kapjes e arrestimit në flagrancë të tyre si dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
DENONCIMI DHE NISJA E HETIMEVE
Gjatë hetimit rezultoi se të arresuarit dy 16-vjeçarë me inicialet H. E., dhe S. K., të dy nga Kruja, kishin shitur sendet e vjedhura në tregun e Tiranës, ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm dhe një sasi prej 9.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Kannabis Sativa.
Dosja me materialet mbi këtë rast i është deleguar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” për shtetasin H. E. dhe “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim”, ”Shtrengim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Prodhim e shitje lendesh narkotike” për shtetasin S.K.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com