Krujë - Dhjetë persona në Krujë kanë rënë në prangat e policisë pasi merreshin me aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online.

Ndërkohë një 17 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: G. K., Sh. S., A. S., L. K., E. D., Sh. L., A. K., A. G., E. L., dhe K. N., banues në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17 vjeç”, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit të kryer efektivët e policisë sekuestruan 11 aparatet celularë dhe një laptop.

Operacioni i koduar ‘Bad spin11’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Sektorin e për Operacionet Speciale dhe Forcën e Posaçme 'Shqiponja'.

Materialet i kaluan prokurorisë.