Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të Pal Perlesit, është përfshirë nga flakët në fshatin Bilaj të Krujës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy mjete zjarrfikëse dhe një tjetër autobot kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Por për shkak të materialit që ndodhet brenda magazinësh, puna për shuarjen e flakëve është e vështirë. Forcat zjarrfikëse po punojnë paralelisht edhe për izolimin e flakëve, pasi në afërsi të magazinës ndodhet edhe në banesë.
Lajmi kryesor:
Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos e Krujë! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA








