60-vjecari Bilal Hoxha nga fshati Mazhë e Vogël është gjetur i mbytur në pusin e varrezave të këtij fshati.
 
Ai është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në qendër të fshatit ku në një dyqan ka blerë disa qirinj për t'i ndezur tek varri i së shoqes së vdekur.
 
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë pikasur trupin e pajetë të 60 vjecarit në pus të cilët kanë njoftuar policinë e cila se bashku me zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje por për shkak te terrenit te thyer dhe vendit ku ndodhet kufoma e kanë të vështirë të ndërhyjnë.
 
Aktualisht trupi i pajetë ndodhet ende në pus pasi po pritet ardhja e polumbarëve nga Tirana për ta nxjerrë, ndërsa policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para dyshohet vetëvrasje nga dëshpërimi.


d.b/shqiptarja.com