Babë e bir, qëllojnë me armë ndaj fqinjit, arrestohen nga policia për kanosje, ndërsa policia iu gjen kanabis në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bura të Krujës dhe është denoncuar nga i dëmtuari P.K. 53-vjeç në komisariatin e policisë së Krujës.

Sipas denoncuesit, babë e bir Sabah Brama dhe Klauenti Brahma 19-vjeç qëlluan automatik drejt banesës së tij.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, që dyshohet se janë qëlluar nga babë e bir.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)