Krujë, rrezikon shembjen diga në Tapizë, banorët: Nëse shembet, pasojat katastrofike

Diga e liqenit Tapizë po shkon drejt shembjes totale duke sjellë rrezik përmbytjeje për zonën përreth.Banorët shprehen të shqetësuar ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. 

Në fshatin Tapizë të Krujës diga e liqenit ka pësuar shkarje të tokës, e cila mund të çojë deri në shembje totale. Dëmtimet kanë filluar një muaj më parë në një pikë të saj, por çarjet janë shumëfishuar duke sjellë rrezik serioz për banorët dhe banesat. Banorët janë të frikësuar dhe  ndërkohë shprehen:  

Një ngjarje e tillë do të ishte katastrofike, ndaj kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme sepse çdo vonesë do të ishte fatale.

Banorët e fshatit Tapizë

Ndonëse niveli i ujit në liqen është më pak se një milion metër/kub, rreziku është i madh, pasi nëse diga do të çahet, shumë banesa aty pranë rrezikohen seriozisht.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH