KRUJE - Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen në 2007 në Peshkopi të 10-vjeçarit Bekim Çenga, ka tentuar vetëvrasjen duke i vënë flakën krevatit të qelisë së burgut të Krujës, ku ai vuan dënimin.
Ky fakt konfirmohet në burime pranë Drejtorsisë së Përgjithshmë të burgjeve, të cilët pohojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa Ziza i ka vënë flakën me cigare dyshekut të tij. Të njëjtat burime sqarojnë se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar pasi ndërhyrja në kohë e gardianëve ka neutralizuar flakët e zjarrit. I dënuari është transferuar në një tjetër qeli.
Kjo nuk është hera e parë që Shpëtim Ziza, ka tentuar të vetëvritet, ku vetëm pak ditë më parë madje ka tentuar vetëvarjen me çarçaf në burg, por është shpëtuar nga roja i burgut. Në një tjetër rast, ai ka prerë damarët në qeli dhe më pas është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkaq në qershor të këtij viti, në një atentat para banesës së tij në fund të rrugës “5 Maji” në Tiranë, është vrarë vëllai i tij, Saimir Ziza. Ndërsa hetimet për këtë vrasje vijojnë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje.
Nga ana e saj, familja e Ziza, përmes kamerës së televizionit A1 Report, ka hedhur dyshimet së vrasësi mund të jetë një i afërm i 10 vjeçarit Çenga, duke ngjallur dyshimet e hakmarrjes, ndërsa i bëjnë apel Kryeprokurorit të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje.
Familja Ziza: Kjo drejtësi na futi në këtë hasmëriShpëtim Ziza është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, dhe ku vetë ai ka pranuar krimin në fjalë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35