Ura është shembur nga uji i përrenjëve gjatë kësaj të premteje. Ura është ndërtuar në vitin 2014, normalisht duhet të kishte përballuar përmbytjen, madje duhet të qëndronte për shumë vite për shkak se ishte e re.
Ura e shembur ndodhet në zonën e “Tre Krojeve”, kjo ka pasoja jo vetëm për izolimin e banorëve por edhe shpenzime për një urë që nuk i rezistoi një përmbytjeje të vetme.
Një banorë i kësaj zone denoncoj shkatërrimin e urës në Report Tv duke dërguar pamjet.
Ura u shëmb për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitja e dheut. Kjo urë lidhte Krujën me 5 fshatrat, shembja ka bllokuar banorët dhe kalimin e mjeteve.Siç duket edhe nga pamjet, një pjesë e madhe e kësaj ure është shembur duke e bërë të pakalueshëm këtë aks.
Cilësia e dobët e urës ka ndikuar që uji të dëmtoj urën deri sa u shkatërrua plotësisht.
Deri tani nuk është publikuar nga prokuroria emri i kompanisë që ka ndërtuar urën ose financuesin e saj.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO









