Një konflikt i çastit mes dy bashkëshortëve Ibrahim Lika 53-vjeç dhe A.Lika 47-vjeçare në Krujë, për pak sa nuk ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se në familjen Lika gruaja dhe burri janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe burri pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten ka marrë armën e zjarrit dhe e ka kërcënuar atë.
Kanë qenë fëmijët që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur burrin ndërkohë që ka sekuestruar edhe armën e zjarrit.
Arma e zjarrit që ëhstë sekuestruar është tip pistoletë TT me 6 fishekë dhe në policia ka prangosur Ibrahim Lika 53-vjeç, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkretë, Cudhi – Krujë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO