Krujë, tenton të vjedhë fondacionin
jetimi përleshet me hajdutin

Krujë, tenton të vjedhë fondacionin<br />jetimi përleshet me hajdutin
KRUJË - Një vjedhje me armë e mbetur në tentativë ka ndodhur në një institucion bamirësie në fshatin Bubq të Krujës pas marrjes së informacionit nga autori se institucioni kishte tërhequr një shumë të madhe parash.
 
Drejtoria e policisë së Durrësit njoftoi se “falë impenjimit maksimal të strukturave të hetimit dhe punës operative të kryer, u arrit që autori i kësaj ngjarjeje jo vetëm të identifikohet në një kohë të shpejtë, por edhe të realizohet  kapja e tij si dhe të zbardhet tërësia e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”
Kështu, në orën 12.00 të ditës së sotme, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Enxo Kola, 21 vjeç, banues në Tiranë. Në mesnatë, ai ka hyrë i maskuar dhe i armatosur brenda ambienteve të shoqatës Betania, e cila ushtron aktivitetet kryesisht në ndihmë të fëmijëve jetimë në fshatin Bubq të Krujës.
Në kohën kur ai është pikasur nga një 20-vjeçar, i cili trajtohej si i përhershëm në këtë fondacion, të dy janë konfrontuar fizikisht dhe nga ana e autorit është qëlluar në mënyrë të pavullnetshme një herë me armë zjarri, pa i shkaktuar dëme fizike 20-vjeçarit dhe më pas është larguar.
Më pas ka rezultuar se i dyshuari i kësaj ngjarjeje është person, që është trajtuar dhe ndihmuar nga shoqata në fjalë.  
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive