KRUJE-Një pako e dyshimtë te dera e dyqanit të mishit alarmoi pronarin sot në mëngjes në fshatin Qerek. P.N. 44 vjeç pas konstatimit njoftoi menjëherë policinë, ndërsa pas verifikimit rezultoi se ishte eksploziv.

Eksplozivi fatmirësisht nuk ka shpërthyer, ndërsa është çaktivizuar. Sipas policisë së Krujës në pako kishte një sasi të vogël lënde plasëse.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e dyqanit për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur kohët e fundit për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

tritoli

 

Vendi ku ndodhet thertorja qe ju vendos eksplozivi

dy.b/shqiptarja.com