Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Ilegal Game’.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në një lokal në Fushë-Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e personave, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.