Në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë, forcat zjarrfikëse në Zidoll të Krujës nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po vijojnë punën për të shuar çdo vatër zjarri që kërcënon zonën.
Pamjet e siguruara nga korrespondentët e Report TV tregojnë pemë të shkrumbuara, zonën e mbuluar nga tymi dhe zjarrfikësit që punojnë pa ndërprerje për të shuar flakët.
Operacioni po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Ndërhyrja vijon në Zidoll, ndërsa në lagjen Abaze zjarri është riaktivizuar dhe forcat janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, zjarrfikësit në terren, ndërhyhet edhe nga ajri
LAJMET MË TË VLERËSUARA










