Aksidenti në Borizan të Krujës ka zbuluar trafikimin e 6 emigrantëve sirian të cilët kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Një taksi e cila udhëtonte me 6 emigrantë sirianë në të ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pranë kryqëzimit të Borizanës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një nga sirianët, i cili është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.
5 emigrantët e tjerë sirianë dhe drejtuesi i taksisë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke mos u dëmtuar nga aksidenti. Ata janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në rajonin e policisë së Fushë Krujës.