KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 6 persona, një tjetër është shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për kultivim të lëndëve narkotike.

Report Tv mëson se në pranga të policisë kanë rënë, Xhavit Brama dhe Enea Brama, atë e bir, banues në Shalqet ,Ylli Halili, banues në Halil, Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi, atë e bir, banues në Thumanë, dhe Valentin Lata, banues në Larushk.

Po ashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale "Moskallëzim krimi" dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.  Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia njofton se gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.