Krushqi me Pëllumb Metën, flet ekskluzivisht për Report Tv babai i djalit: Historia e fejesës u mbyll para 5 muajsh! I ati do t’i blinte makinë Hygertës

Krushqi me Pëllumb Metën, flet ekskluzivisht për Report Tv babai i djalit: Historia e fejesës u mbyll para 5 muajsh! I ati do t’i blinte makinë Hygertës

Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën, sipas familjes që donte të lidhte krushqi me të. Report Tv ka siguruar një rrëfim ekskluziv të kryefamiljarit që donte të merrte Hygerta Metën nuse për djalin.

Sipas tij historia e fejesës është mbyllur para 5 muajsh dhe Pëllumb Meta i ka thënë se vajza do të vazhdonte shkollën.

“Historia e fejesës me shkuesi me vajzën e Pëllumb Metës, Hygertën, është mbyllur që para 5 muajve. Thjesht ka qenë një mendim historia e fejesës, por babai i Hygertës ka thënë se vajza do të vazhdojë shkollën. Vajza ishte në shkollë, i ati e çonte dhe e merrte përditë nga shkolla", ka thënë ai për Report Tv.

Edhe ditën që Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, Riza Qatja thotë se ai ishte në lokalin e tij duke pirë kafe, ndërsa shton se po të donte ta fejonte vajzën do e kishte hequr nga shkolla.

“Edhe ditën që është vrarë Pëllumbi ka qenë këtu, (në lokal) ka dalë në orën 12:55. Po të ishte që do kishim probleme për fejesën, nuk vinte këtu të pinte kafe përditë.  Fejesa është kot, nuk ka lidhje fare. Po të donte ta fejonte, do e bënte, do e kishte hequr nga shkolla. Por babai kishte ndërmend t’i blinte edhe makinë. Këtë ma kanë treguar shokët e Pëllumb Metës që punojnë tek tregu i makinave”, u shpreh më tej ai.

Fëmijët e kanë vrarë Pëllumb Metën më 10 shkurt kurse më 13 shkurt e denoncuan të zhdukur. Më 23 shkurt u gjet trupi i 49-vjecarit i groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Autorësinë e krimit e ka marrë përsipër vajza e Pëllumbit, Hygerta Meta e cila në gjykatë ka thënë se e ka qëlluar të atin me pistolete pas debateve të vazhdueshme për ta fejuar.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/02/2024 03:18

    Pyetje per z.Qatja: Perse duhet t'a heqesh nga shkolla nje person po te fejohet?! Mund te fejohesh,martohesh,te kesh femije e prape te vazhdosh shkollimin njekohesisht.Keto mendesi prapanike e kane marre me qafe kete popull e kete vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?