Krushqit e mi gjermanë dhe Tirana e Erion Veliajt

Krushqit e mi gjermanë dhe Tirana e Erion Veliajt

Tirana

Për bavarezët Andreas dhe Margerite Kreis, ishte hera e dytë që vinin në Shqipëri. Udhëtimi i tyre i parë, kishte qenë shumë vite të shkuara dhe në mendimet e tyre ende rrinin kioskat e shëmtuara përgjatë një lumi që nuk dukej, ndërtesat në një çrregullim total, rrugët e prishura dhe zymtia e pallateve të vjetra.

Megjithëse udhëtarë të vazhdueshëm, fotografë të pasionuar pas vendeve të panjohura, ata nuk e kuptonin dot asokohe se çfarë po ndodhte në këtë vend që sapo kishte dalë nga mbyllja, e, aq më shumë në kryeqytetin e tij. Ardhja e tanishme kishte një arsye tjetër, do të ishin dëshmitarë të martesës së vajzës së tyre të vetme, e cila, në universitetin e Shtutgartit ishte njohur, dashuruar dhe tani ishte bërë nusja e një djali nga Shkodra.

Për më tepër, ky ishte djali im. Andreas dhe Margerite kishin qartësisht të stampuar në fytyrë ndrojtjen e asaj që kishin përjetuar disa vite më parë. Nata, që tashmë kishte rënë mbi Tiranën e freskët ishte e pafuqishme për të fshehur shqetësimin e tyre. Kaluam sheshin e quajtur Zogu i Zi, pastaj në rrugën e Durrësit, kthimi nga e djathta, sheshi i madh, i hapur në formën e tij të çuditshme, si fillesë piramide, dhe, më në fund, Lana, lumi ujëpakët i Tiranës, të cilin, në udhëtimin e tyre të parë nuk kishin mundur as ta shihnin.

Vëreja me bisht të syrit se si zymtia po u largohej nga fytyra, shikonin me vëmendje gjithçka rreth e rrotull dhe, një moment, Andreasi, me të cilin ishim tashmë miq, më pyet: “E sigurtë që jemi në Tiranë?”. Nxori nga çanta e vogël e udhëtimit disa foto të vjetra dhe shtoi me buzëqeshje: “Ku janë këto?” Ditët e mëpasme që qëndruan në Tiranë janë një histori në vete. Por prej asaj kohe, ata kanë ardhur shpesh e më shpesh, më së shumti vetëm, si një çift udhëtarësh të pasionuar, aq shpesh sa nuk besoj se do t’u ketë mbetur diçka që nuk e kanë parë tashmë.

Tirana e shumë viteve më parë nuk ekziston më. Është ngritur një qytet i ri, ndoshta më i shpejti në të gjithë rajonin, për nga ritmet e zhvillimit; ajo që dukej 20 vite më parë si periferia e qytetit, tashmë është një qendër. Është shembur shumë nga e djeshmja dhe ka nisur frymimi ndryshe. Tirana që sheh sot një njeri i huaj që vjen për herë të parë, apo edhe më thjeshtë se kaq, një shqiptar i emigruar, që, herë pas here kthehet në vendlindje, nuk është Tirana që kërkon të na ngulë si gozhdë ndryshku në kokë politika e së djeshmes.

Jo e djeshmja e shkuar e tre dekadave më parë, por e djeshmja e anarkisë që sundoi qytetin, e djeshmja e thyerjes së ligjit si të thyesh një kallam, e rrëmujës dhe mungesës së mendimit dhe qytetarisë. Kjo e djeshme kërkon haraçin e saj. Megjithëse për vete jeton në pjesën më të bukur dhe më të shtrenjtë të kryeqytetit, ajo pështyn mbi gjithçka dhe lakmon t’u servirë të tjerëve Tiranën e paqenë. Vitet e para pluraliste treguan se si mund të shkatërrohet emri i një qyteti, kultura, tradita e tij. Se si mund të merret fryma e së ardhmes dhe të ketë asfiksi të vazhdueshme, deri në atë shkallë, sa që të quhet e zakonshme.

Ai që nuk ka qenë në Tiranë në 20 vitet e fundit, sot nuk e njeh më.  Nëse fillesa ka emrin e Edi Ramës, të cilin kryeqyteti e pati drejtuesin e vet radikal në përmbysjen e së vjetrës, vazhdimi ka emrin e Erion Veliajt. Modern, i saktë dhe transformues, Veliaj zgjodhi rrugë më të qetë, atë të ndryshimit të përditshëm të pandalshëm. Pas gjumit letargjik të Lulëzim Bashës, që e filloi qeverisjen përmes vjedhjes së votave dhe e vijoi me kurbane deshësh në portat e bashkisë, qeverisja e Veliajt solli lëvizjen e madhe, ndryshimin e jetës në çdo cep të qytetit.

Personalisht do veçoja shkollat. Tirana ka sot një rrjet të ri shkollash, të një niveli me shkollat më moderne europiane. Herën e fundit që shëtita në Tiranë, rastisa pranë shkollës së re “Sami Frashëri”. M’u kujtuan fjalët e shumta të opozitës për atë që po ndodhte në çastet e shembjes së godinës së vjetër dhe qetësia që shfaqte kryetari i bashkisë, Veliaj.

Mendova se, sa mirë do të ishte nëse në dy faqet e saj të kishte piktura të mëdha murale, të shkollës së djeshme dhe të sotme. Veliaj e bëri të pazakontën, të zakonshme. Nuk po flas thjeshtë për ngritje godinash. Po flas për mendësinë, frymën, energjinë, punën. Për një mërgimtar, i cili vjen jo shpesh në Shqipëri, qëndrimi në Tiranë, tani është i domosdoshëm. Do të thosha, jetik. E ndjen veten se në këtë botë, ke më në fund një vend tëndin me të cilin mund të mburresh, pavarësisht nëse ke lindur në Sarandë apo në Tropojë. Edhe më tej, të kesh lindur në Drenicë apo në Gostivar.

Tirana e Veliajt është ndjellëse, jo thjeshtë për faktin se aty po venë banorë nga e gjithë Shqipëria, kudo ku flitet shqip, jo vetëm se është vend i lakmuar nga të huajt që dalëngadalë po krijojnë një komunitet, jo vetëm për restorantet e saj të nivelit të lartë, jo vetëm se qendrat e reja që po krijohen dhe që janë bërë po aq tërheqëse sa edhe lagjet e njohura. Shikoni ish-Bllokun sa për të marrë një shembull. Është i lakmuar, por jo më i lakmuari. Dalëngadalë do të bëhet i zakonshëm, sepse periferia, gjelbërimi, qetësia, skajimi në botën e një jete ndryshe, është tashmë realitet i prekshëm në shumë pjesë të tjera të Tiranës.

Shumë zona dikur rrethina apo thjesht fjetore, tani janë lagje të vërteta të mbushura me jetë. Nuk është pak. Është ndryshe. Në Tiranë tashmë është vështirë të gjesh hotel. Duhet parashikuar që në nisje drejt Shqipërisë. Kam bujtur në “Art Hotel”, në rrugën e Kavajës. I vogël në llojin e tij, më duket se ka vetëm 15 dhoma, por oaz i mrekullueshëm pushimi. Një mrekulli e radhitjes së gjërave. Tirana ka dhjetëra e dhjetëra hotele të tjerë.

Nuk ndihesh më sikur je në provincat e Evropës. Është qytet evropian, me të metat dhe hovet e tij, me gabimet dhe rritjen e pazakonshme, me vizione të duhura dhe përplasje mendimesh, me punë që bëhen me këmbë në tokë dhe fluturime. Do e mbyll përsëri me familjen bavareze, Andreas dhe Margerite Kreis. Këto ditë në Tiranë, takova një mik të vjetër, Petrit Mancakun, drejtues i një agjencie imobilare, ndoshta më të mirën që njoh. Ngacmohemi nganjëherë, si opozitarë dhe flasim për Tiranën. I thashë se vjehrrët e djalit tim kërkojnë të blejnë një banesë të vogël në Tiranë, një plus një. Tani e duan qytetin dhe ndjehen si në qytetin e tyre.

“Mos të nguten të blejnë tani, më tha miku im i vjetër. Çmimet janë rritur shumë. Jashtëzakonisht”.

Mendova, nëse një qytetar i zakonshëm, disa vite më parë, të themi, tetë vite më parë, ka blerë një banesë të zakonshme dhe vlera e saj tani është dyfishuar, kjo tregon se qyteti ka jetë, se vetë qyteti ka rritur vlerën e tij. Dhe, një qytet që po rrit vlerën e tij, nuk ka nevojë të kthehet pas. Dy mandatet e Veliajt kanë qenë të vrullshme, epokale. Ndërprerja do të ishte asfiksuese për qytetin. Jam i bindur se nuk do të ketë ndërprerje.Dita

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 20/04/2023 13:51

    shkrim realist dhe besoj se Erioni do fitoje se e meriton, Tirana jeton ! mgjth problemet dhe hallet qe ka akoma...

    Përgjigju
  • Bedri: 20/04/2023 12:15

    O Bedri thirri mendjen ne keto qe shkruan se le nam.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 20/04/2023 13:28

      Pse o bedriu i 2(komentues ) nuk jane te verteta keto qe shkruan Bedriu i pate ? Une qe komentojjam lindur dhe rritur ne Tirane dhe tani qe vije shpesh e vizitoj Tiranen e ndyshuar .por ju te pd habiteni se ju e shkateruat an e mban Shqiperine ,pellcisni nga inati se jeni njerez pa skrupull jeni kriminela .shikoni saliun kerkon te ngjalli 97 por do ti beje gropen vetes ashtu si ja ka bere non grata kriminelit .

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor