Krybashkiaku Basha nuk paraqet
vendimet në Këshillin Bashkiak

Krybashkiaku Basha nuk paraqet<br />vendimet në Këshillin Bashkiak
TIRANE - Bashkia e Tiranës nuk ka paraqitur asnjë projektvendim në Këshillin Bashkiak, që ai të mblidhet për t’i dikutuar. Sipas rregullit është administrata e bashkisë ajo që duhet të paraqesë projektvendimet, në mënyrë që Këshilli Bashkiak të mblidhet për miratim ose jo të tyre.

“Është bashkia ajo që duhet të sjellë projektvendimet. Në menyrë që ne si këshilltarë të ulemi dh të diskutojmë ato” shprehet Florian Pullazi, këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Sipas rregullit Këshilli Bashkiak duhet të ishte mbledhur.

Ndërsa sipas këshilltarëve të majtë kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk bllokon Këshillin Bashkiak, por ka bllokuar vendimet për qytetarët, pasi ai sipas tyre frikë të përballet me mazhorancën. Po sipas këshilltarëve të majtë Këshilli Bashkiak është në çdo moment i gatshëm të mblidhet.

Ndërsa nga zyrtarë të Bashkisë së Tiranë mësohet se Këshilli Bashkiak nuk do të thirret,para zhvillim të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kjo gjë do të thotë se mbledhje të Këshillit Bashkiak pritet të ketë vetëm në muajin korrik.

Mosthirrja e Këshillit Bashkiak, bën që shumë vendime, të cilat kenë të bëjnë me banesat sociale apo edhe kreditë e buta të mbeten pezull. Mbledhjet e këshillit bashkiak ose komunal zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.

Ndërsa mbledhja e fundi e Këshillit Bashkiak është bërë në 3 maj. Ku me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të tij, u kërkua mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak.

Sipas ligjit të pushtetit vendor, dhe rregullores për funksionimin e këshillit bashkiak, çdo vendim që merret në këtë këshill por edhe çdo procedurë që miratohet dhe votohet, duhet të shkojë për t’u aprovuar dhe miratuar nga prefekti.

Ndërsa prefekti i qarkut të Tiranë, ka dhënë dorëheqje për shkak të kandidimi si deputet në radhët e Partisë Demokratike dhe ende nuk është vendosur prefekti i ri.

Për shkak të prishjeve të balancave,në Këshillin Bashkiak mbledhja e tij, do të zhvillohet pas rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, atëherë kur pritet të shihet edhe si do të rrjedhin ngjarjet e kush do të jetë në krye të qeverisjes së re qendrore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim