Kryebashkiakët e rinj, Fino: Të
kenë vetëm një të drejtë rizgjedhje

Kryebashkiakët e rinj, Fino: Të<br />kenë vetëm një të drejtë rizgjedhje
Deputeti socialist Bashkim Fino teksa diskutohej projektligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ka propozuar që 61 Kryebashkiakët e rinj që do të që zgjidhen pas 21 qershorit, të kenë vetëm një të drejtë rizgjedhjeje.

Të paktën nëse kryetarët e partive bien dakord me amendamentin që socialistit Bashkim Fino ka vendosur të paraqesë ne seancë. kufizimi nis pas 21 qershorit dhe nuk prek ata kryebashkiakë që kanë shijuar tashmë disa mandate si qytetarë të parë të bashkive të tyre.

“Unë jam që kryetari i bashkisë së ri mbas kësaj që do të vijë në 21 qershor të zgjidhet dy herë kryetar bashkie me këtë sipërfaqe dhe me këto kompetenca qe do të këtë Kryetari i Bashkisë. Pra të zgjidhet 4 vjeçarin që fillon në 21 qershor të këtij viti, edhe një 4 vjeçar tjetër por mbas 8 vjetëve, mos zgjidhet më. Ky është një propozim imi edhe nëse nuk gjen mbështetje në Komisionin e Ligjeve, unë do ta bëj amendament në seancë plenare.”- tha Fino.
 
Përkundrejt kundërshtive të demokratëve për emërimet në të gjithë këshillat, qofshin ato të bashkive apo qarqeve, Fino hodhi dhe një propozim për ndryshim Kushtetute.

“Por nqs qenka kaq i vërtetë që fshati ndryshon nga qyteti pse e zhdukëm komunën që është kategori Kushtetuese, sepse komuna ishte në kushtetutë se i përgjigjet zonave rurale. Neve e zhdukëm se thanë se është gjithëandej njësoj. Kjo është çorap.”- tha deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

“Demokracinë e drejtpërdrejtë, bashkinë e kemi normalisht, por nivelin e dytë mund ta rregullojmë me Kushtetutë. Ta bëjmë me zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli dhe e kemi zgjidhur problemin. Pra të bëhen dy zgjedhje një për kryetarin e Bashkisë, një për të qarkut dhe për këshillat përkatëse dhe populli vendosa sa do jenë këshilltarët sipas partive politike ose hajt ta heqim fare nëse nuk duhet ta kemi.”-tha Fino.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur