TIRANË – Komisionin i Posaçëm për Reformën Administrativo – Territoriale të Shqipërisë ka dëgjuar sot propozimet e krerëve të bashkive "të majta" të vendit, si psh të Durrësit apo Elbasanit në kuadrin e reformës së premtuar nga Qeveria.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka propozuar ndër të tjera që Durrësi të ketë vetëm dy bashki, Durrësin dhe Krujën dhe, me synimin që qytetarëve t'u ofrohen shërbime cilësore, të ketë një plan rregullues të integruar për të gjithë qarkun. Sipas tij, deri tani vetëm në zonën e autostradës Tiranë - Durrës janë parashikuar 5 plane të shkëputur nga njeri tjetri.
Një propozim tjetër erdhi nga kryebashku i Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili tha se këshillat vendore duhen zvogëluar dhe rritur cilësisht; gjithashtu, këshilltarët nuk kanë pse paguhen.
Kryebashkiku i Fierit Baftjar Zeqaj propozoi që për qarkun e Fierit të jenë vetëm 3 njesi, Fieri, Lushnja dhe Mallakastra sepse kështu ato administrohen më mirë sesa të copëtohen më shumë.
Kreu i bashkisë së Lezhës Tusha propozi që në komuna të emërohen administratorë si në Kosovë me qëllim që të shmangen burokracitë dhe të lehtësohet komunikimi.
DAKO: NJE PLAN TE INTEGRUAR PER GJITHE QARKUN E DURRESIT
Dako tha “Kemi bërë takim me shoqërinë civile, me administratorë të çdo njësie dhe na thanë se ka ardhur koha për reformën territoriale, që do të rrisë shërbimet ndaj qytetarëve. Në këtë moment, ka komuna dhe bashki që lënë për të dëshiruar në këtë pikë dhe të tjerë që i kryejnë ato. Kontrolli i territorit tonë bëhet i domosdoshëm për një perspektivë 15-vjeçare. Çdo njei ka bërë një plan rregullimi që nuk është i integruar në rang qarku dhe kështu nuk funksionon. Për shembull, në zonën industriale përreth autostradës kemi një zhvillim të paqëndrueshëm. Ne duhet të bëjmë të mundur të realizojmë zhvillimin e qendrueshëm dhe çdo bashki duhet të ketë hapësirat për decentralizimin fiskal, që është domosdoshmëri dhe mundësi zhvillimi. Ne nuk duhet të presim vetëm grante nga Qeveria për tëzhvilluar zonat.Gjykoj se qarku i Durrësit duhet të ketë dy bashki, Durrësin dhe Krujën,"- tha ai.
SEJDINI: JAM PER NJE BAHSKI NE BAZE RRETHI
Ndërsa kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini propozoi: "Jam pëe një bashki në bazë rrethi dhe reforma të behet njehere e mire. Unë jam për zvogëlimin e këshillave, një numër të vogël e cilësor dhe këshilltarët nuk kanë pse të paguhen.
ZEQAJ: QARKU I FIERIT MENAXHOHET ME MIRE ME TRE BASHKI
Kryebashkiku i Fierit Baftjar Zeqaj propozoi që për qarkun e Fierit të jenë vetëm 3 njesi, Fieri, Lushnja dhe Mallakastra sepse kështu ato administrohen më mirë sesa të copëtohen më shumë. Jam i mendimit qe kryetari i njesive duhet te jete njekohesisht edhe administrator i tyre. Sot, ligjet dhe vendimet e qeverise sjellin nje lloj zhgenjimi ne buxhetet e njesive vendore, pasi disa prej tyre jane zona turistike dhe kane shume biznese te tilla, kurse Fieri per shembull, nuk ka, por ka biznese te tjera. Ndaj, duhet pare qe nje perqindje e te ardhurave t'i kaloje njesive vendore duke bere specifiket per secilen.
TUSHA: TE VEME ADMINISTRATORE NE KOMUNA, SI NE KOSOVE
Viktor Tusha, kryetari i bashkise se Lezhes, tha: "Lezha është një qëndër qarku apo rrethi e konceptuar si qëndër e zhvillimit ekonomik. Ndarja sipas kooperativae bujqësore ka bërë që të mos funksionojë pasi industria përpunuese ka qënë e përqëndruar vetëm në qytetin e Lezhës. Venia në efiçensë e industrisë përpunuese të qumështit, biskotave, etj. është domosdoshmëri. Kam përshtypjen se pas reformës do të përmirësohen të gjitha shërbimet; amendimet duhen bërë. Jam për emërimin e të gjithë administratorëve në komuna siç funksionon në komuna me qëllim që të hiqen burokracitë dhe vendimarrja të shkojë direkt tek qytetarët."
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com