Kryebashkiakja e Përrenjasit: Do
mbetesh Sali Gërdeci, dil në pension

Kryebashkiakja e Përrenjasit: Do<br />mbetesh Sali Gërdeci, dil në pension
Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira i është kundërpërgjigjur statusit të ish- kryeministrit Berisha për hedhjen në erë të “Sofrës së Skëndërbeut”.
 
Rira shkruan se nuk bëhet fjalë për shkatërrimin e të gjithë sipërfaqes së “Sofrës së Skënderbeut”, por vetëm një pjesë e tij pasi rrezikonte rreth 25 familja.

Më tej, ai shkruan se një status i tillë është bërë nga Berisha duke qenë se nuk ka pasur se ç’të bëjë dje pasdite.  Gjithashtu duke sjellë në vëmendje shpërthimin në Gërdec,  kryetarja e Bashkisë shkruan se nuk është si Berisha që i hedh njerëzit në erë dhe që nuk i bëhet më vonë për ta.

Sipas saj, Berisha duhet të dalë në pension pasi mjaft dëme i ka shkaktuar shqiptarëve .

Statusi i plotë
Dje, Sali Ram Mere, meqënëse s’ka pasë me çtë merret tjetër, në faqen e tij të facebook , është marrë me fshatin Pishkash dhe Sofrën e Skënderbeut duke shpifur se gjoja Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia po e hedhin atë në erë.

Më poshtë po jua argumentojmë  pse nuk qëndrojnë shpifjet e tij.

Së pari, Pishkashi nuk ndodhet në Librazhd por në Prrenjas, ke qënë edhe kryeministër dhe nuk e di ku bie…

Së dyti, Sofra e Skënderbeut ka një sipërfaqe prej 13950 m2 dhe një diametër prej afro 1 km, dhe teknikisht është e pamundur për ta hedhur në erë gjithë atë masiv shkëmbor. Do të duheshin dhjetëra kg C4 për ta asgjesuar shkëmbin.

Bashkia Prrenjas mori një kërkesë nga 118 banorë rreth 25  familje  se rrezikoheshin nga shkëputja e një masivi që ndodhet mbi kokat e tyre, i cili me levizjet tektonike të fundit ishte bërë edhe më i rrezikshëm. Menjëherë shkova vetë në vend dhe e verifikova.

Nga Sofra, ishte shkëputur një pjesë e shkëmbit, rreth 80 m3 dhe një pjesë që qëndronte në ajër dhe rezikonte të shkëputej në cdo kohë.

Unë Sali, nuk jam si ti që i hedh njerëzit në erë e s’të bëhet vonë për ta, për mua jeta e njerëzve ka vlerë mbi cdo gjë!! Ti mbetesh Sali Gërdeci, deri në grahmën tënde të fundit.

Menjëherë kërkova ndihmë nga Emergjencat Kombëtare dhe Ministria e Mbrojtjes e cila solli ekspertët dhe xhenjos dhe bënë vlerësimin e rrezikshmërisë.

Gjej rastin të falenderoj grupin e xheniereve të  cilët punuan në kushte tepër të vështira, duke u lidhur me litarë në majë të shkëmbit, për të asgjesuar vetëm pjesën e shkëputur të masivit shkëmbor.

Faleminderit dhe ndjesë, që në vendin tim e në vendin tuaj ka njerëz të marrë që fshihen pas “qytetarit dixhital” e hedhin baltë e shpifje mbi cdo gjë të mirë. Falemnderit Ministrisë së Mbrojtjes për punën e tyre, Drejtorisë së Emergjencave Civile, ADZM Elbasan për mirëkuptimin dhe Emergjencave të Bashksisë Prrenjas.

Nëse kemi shmangur humbjen e qoftë edhe një njeriu të vetëm, gjithë mundi ynë ia ka vlejtur. Ata që na akuzojnë dhe shpifin kundra nesh, do t’i lëmë në marrëzinë e tyre, për ne Puna dhe Shërbimi ndaj qytetareve tanë janë kryefjala e çdo dite.

Ik o Sali dil në pension, se boll dëme ju ke shkaktuar shqiptareve, edhe kaq u mora shumë me ty, por e shkrova këtë më shumë për ata që prodhojnë dhe shesin fake neës ose rrena.

Miranda Rira

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit