Kryebashkiaku Basha mashtron
myslimanët për xhaminë e re

Kryebashkiaku Basha mashtron<br />myslimanët për xhaminë e re
TIRANE - Myslimanët nuk e dinë ende se kur do të nisë puna për ndërtimin e objektit të tyre të kultit. Ndonëse ishte deklaruar se themelet do të fillonin të hapeshin me datë 25 maj, ende nuk ka asnjë shenjë që të bëjë të kuptosh se bisedimet për këtë gjë janë në rrugë të mbarë. Sheshi i Namazgjasë, dikur një lulishte mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Tiranës, që prej dy javësh është rrethuar krejtësisht dhe mbyllur për qytetarët, ndërkohë që në të qëndrojnë të parkuara dy fadroma, që me sa duket presin sinjalin për nisjen e punimeve.

Gjatë një komunikimi telefonik që gazeta “Shqiptarja.com” pati dy ditë më parë me kreun e Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ai na shpjegoi se me 6 qershor do të zbardhet leja. “Gjithçka mes nesh dhe bashkisë po ecën mirë, nuk ka asgjë që nuk shkon. Leja do të zbardhet me datë 6 qershor. Çdo gjë do të bëhet hap pas hapi”, - na shpjegoi kreu i myslimanëve, Selim Muça, i cili gjatë gjithë komunikimit me ne këmbëngulte të dinte arsyen se përse po interesohemi për këtë çështje.

“Përse po pyesni? Keni dëgjuar ndonjë gjë?”, - këmbëngulte Muça. Gjatë ditës së djeshme, ne u interesuam sërish pranë këtij komuniteti, për të pyetur nëse u kishte mbërritur leja e zbardhur nga bashkia e Tiranës. Por drejtuesit e këtij komuniteti na thanë se deri në momentin që ne kontaktuam me ta, rreth orës 14:00 të mesditës, ende nuk kishte mbërritur. “Deri në këtë moment nuk na ka mbërritur. Por kjo nuk është problem.

Në mos sot do të na vijë nesër, e rëndësishme është që ne nuk kemi asnjë ngërç në marrëdhënien me bashkinë e Tiranës”, - na thanë ata. Sipas tyre, për ta nuk ka rëndësi nëse punimet nisin para datës 23 qershor apo pas kësaj date. “E rëndësishme për ne është që bashkia të mbajë premtimin e dhënë. Çdo gjë do të bëhet hap pas hapi, në kohën e duhur”, - na thonë ata. Ndërkohë që interesimit tonë nëse bashkia ua kish dërguar lejen e zbardhur myslimanëve, zyra e shtypit të bashkisë na tha se përgjigjen për këtë e kish dhënë vetë kryebashkiaku Basha.

I referoheshin deklaratës së dy ditëve më parë ku basha deklaroi “Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni